Aleksi optimist për sfidën ndaj bardhebluve: Gabime nuk bëjmë më, Tirana duhet mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2022 | 12:05

Aleksi optimist për sfidën ndaj bardhebluve: Gabime nuk bëjmë më, Tirana duhet mundur

Albano Aleksi është gjithnjë protagonist në fushë për Teutën, por në ndeshjen përballë Kukësit, ku bëri një paraqitje të mirë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai beson se Teuta nuk do të bëjë gabime dhe do të arrijë objektivin. Aleksi e vlerëson maksimalisht Tiranën, por shprehet se Teuta do të kërkojë triumfin e radhës pavarësisht vështirësisë që ka kjo ndeshje.

ALBANO ALEKSI 2

Teuta tregoi ndaj Kukësit se kur angazhohet në maksimum mund këdo. Çfarë ju ka munguar më parë?

Vlen tri pikë dhe një hap përpara. Ekipi bëri atë që duhej. Të fitonte ndeshjen, por ky sukses na jep besim për sfidat e radhës. Plus me rezultat të thellë ishte një trepikësh me shumë vlera, mjaftueshëm për të qenë larg pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit. U pa një Teutë me dëshirë për të fituar e qarkullim të topit në të gjithë sektorët e fushës.

Po sulmin si e shihini këtë sezon, duket sa ka shpërthyer apo ka sërish vështirësi?

Nuk kam parë një sulm në vështirësi, na duhet të vertikalizonim më shumë, por ekipi u shfaq i rregullt. Mund të them se vazhdimësia ka qenë pika jonë e fortë, por edhe kemi shpërdoruar shumë. Ajo që ka rëndësi, megjithatë, është fitorja dhe ne e arrijmë me dëshirën e duhur. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

A ishte fitorja ndaj Kukësit një mesazh për rivalët?

Ne duhet t’i japim mesazh vetes, por është gjithashtu e vërtetë që këtë javë fituam kur edhe të gjithë të tjerët fituan. Duhet të rikuperojmë dhe të bëjmë mirë, sepse kemi karakteristikat tona të rëndësishme e mund të arrijmë gjëra të rëndësishme.

Të mërkurën luani ndaj Tiranës. Sa e vështirë do të jetë kjo ndeshje?

Pa dyshim që Tirana kërkon përqendrim maksimal pasi ështënjë skuadër shumë e mirë dhe ka cilësi brenda. Gjithsesi, kundër Tiranës ditën e mërkurë do tëkërkojmë të ruajmë vazhdimësinë e të marrim një tjetër fitore.

Çfarë duhet të bëjë Teuta për të arritur objektivin?

Duhet të japim maksimumin tonë në të gjitha drejtimet. Të sulmojmë dhe të nxjerrim sa më shpejt të jetë e mundur golin. Të jemi perfektë dhe t’i studiojmë të gjitha lëvizjet e kundërshtarit,duke gjetur momentin e duhur për t’i goditur. Gjithashtu, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Ta mbajmë me çdo kusht portën tonë të paprekur dhe të sulmojmë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"