Aleksi: Jam i bindur që mund të dalim kampion, në fushë nuk ia jap askujt dorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 19:44

Aleksi: Jam i bindur që mund të dalim kampion, në fushë nuk ia jap askujt dorën

Teuta ka fituar në fushën e Dinamos me rezultatin minimal 0-1 me autogol  të Edvan Bakaj. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e “Super Sport” ka folur dhe Albano Aleksi. Ai dha një koment lidhur me sfidën dhe për faktin që merr shumë kartona.

ALBANO ALEKSI 2

“Kritikat më bëjnë mirë, i dëgjoj shpesh. Kur luaj qendërmbrojtës jam më i qetë  sepse e shoh lojën nga mbrapa. Jam lojtar agresiv dhe kam qejf të ftoj në dyluftim kundërshtarin sepse më pëlqen të jem luftues. “

“Nuk i kërkoj askujt falje sepse secili lufton për fanellën që ka veshur, jashtë i kërkoj falje normalisht sepse njerëz jemi po në fushë thjesht mund ti japim dorën njëri tjetrit.  Lojtarët e kanë kuptuar trajnerin. Ai është i rreptë sepse kërkon shumë nga ne ,atij i pëlqejnë sfidat e vështira dhe shpresoj t’ja arrijë. “

Sezoni e kaluar dhe këtë vit me Teutën?

“Ka ndryshim të madh sepse kur ndryshojnë lojtarët është pak e vështirë. Është shpejt për të bërë krahasim. Kam besim tek aftësitë e mia dhe të shokëve të skuadrës dhe shpresoj të jemi në garë deri në fund për një kampionat të dytë por është  vështirë kur ndryshon lojtarë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"