Aleksi: Bëmë Partizanin të luante si deshëm. Janë më të dobët se vitin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 22:32

Aleksi: Bëmë Partizanin të luante si deshëm. Janë më të dobët se vitin e kaluar

Teuta kishte shkuar me plan të qartë në ndeshjen ndaj Partizanit dhe e zbatoi atë. Kjo është bindja e Albano Aleksit, i cili në “Gol pas Goli” pas ndeshjes theksoi se ekipi kishte bërë mirë e shpresonte të vazhdonte në këtë rrugë .

Albano Aleksi

Mesfushori theksoi se të kuqtë nuk shfaqnin cilësitë e vitit të kaluar, ndërsa shpjegoi me humor se kishte marrë kartonin pikërisht kur nuk e meritonte.

LOJA E TEUTËS – “E vërteta është se trajneri ka bërë gjatë gjithë kohës këtë stërvitje që të bëjmë Partizanin të luajë lojën tonë, jo ne të tyren. U duk qartë. Duke parë Partizanin me top të gjatë, kemi bërë lojën tonë, ka patur pak lojë fizike, por siç e thatë, janë pikët që kanë rëndësi”.

KRAHASIMI ME VITIN E KALAR – “Nuk mund të flas akoma se është shpejt dhe se shumë kanë ikur e shumë kanë ardhur. Një start i mirë është gjysma e punës. Shpresojmë që në javën e dytë në Shkodër të kemi të njëjtin ritëm e të njëjtën ndeshje se që të fitojmë edhe në atë ndeshje”.

TEMPERAMENTI NË FUSHË – “Unë siç e kam deklaruar edhe para Superkupës, që do të jem më i qetë dhe e premtoj. E vetmja herë që nuk kam pasur faj ishte sot dhe prapë ma nxori kartonin. Këto janë në futboll”.

PARTIZANI SI RIVAL – “A m’u duk më mirë se vjet? Jo. Partizani kishte më shumë kualitet në vitin që kaloi. Sivjet, pa u hequr meritat çunave se të gjithë janë futbollistë, vjet kishin më shumë kualitet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"