Aleks Sandro tremb Juventusin: Dua të luaj në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 19:42

Aleks Sandro tremb Juventusin: Dua të luaj në Premier Ligë

Aleks Sandro është një lojtar që i ka bërë shumë punë skuadrës së Juventusit në krahun e majtë të mbrojtjes. Braziliani në sezonet që ka luajtur me bardhezinjtë ka pasur një formë të qëndrueshme, dhe me gjithë ofertat që i janë ofruar ai në fund ka preferuar të qëndrojë te bardhezinjtë.

aleks sandro

Së fundmi lojtari ka shprehur dhe dëshirën për të luajtur në Premier Ligë duke trembur kështu skuadrën e Juventusit. “Një ditë do të më pëlqente të luaj në Premier Ligë. Për momentin jam mirë në klubin ku luaj dhe në ligën ku luaj. Tani dëshira ime është të vazhdoj këtu ku jam, sepse ja vërtet i lumtur.” – ka thënë lojtari brazilian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"