Alegri zbardh prapaskenat: Më kërkoi Reali, por ja 2 arsyet pse i refuzova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 21:53

Alegri zbardh prapaskenat: Më kërkoi Reali, por ja 2 arsyet pse i refuzova

Emri i Masimiliano Alegrit ka qenë shpesh i lidhur kohët e fundit, me një largim të mundshëm nga Juventusi, për të kaluar në një klub tjetër europian. Interes ka pasur edhe nga Reali i Madridit, por sot, në një intervistë për revistën “Stile Mese”, është vetë tekniku italian, që i shpreh besnikëri “zonjës”.

alegri

“Është një nder për mua, që të kërkohem nga Reali i Madridit, por e refuzova një ofertë të tillë, sepse i kisha premtuar presidentit Anjeli. Arsyet për refuzimin ishin dy, respekt maksimum për Juven dhe doja të mbaja fjalën e dhënë. Me këto argumenta, hodha poshtë edhe telefonatën që më erdhi nga Madridi.” – deklaroi Alegri.

Më pas, italiani u pyet edhe nëse e ndiente veten një ikonë të klubit. “Unë, ikonë si Del Piero apo Bufon? Absolutisht që jo, nuk dua që të më krahasoni me ata. Ata kanë shkruar historinë për Juventusin, ndërsa unë kam vetëm katër vite këtu” – u shpreh Alegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"