Alegri sulmon Bonuçin dhe përkëdhel Ronaldon: Leonardo ka harruar se si mbrohet te Juventusi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 23, 2018 | 20:25

Alegri sulmon Bonuçin dhe përkëdhel Ronaldon: Leonardo ka harruar se si mbrohet te Juventusi

Kush nuk ka rikupe ruar, sidomos en ergjitë nervoze, do të mbetet jashtë skuadre”. Masimiliano Alegri projekton një Juventus në të cilin do të ketë rrotacion bindës, për transfertën me Frozinonen, një ndeshje që për trajnerin e Juventusit duhet fituar me çdo kush dhe nuk pranon justifikime:

alegri

“Me gjithë respektin, nuk do të kemi përballë një rivale direkte për titullin, prandaj nuk pranoj që të lëmë pikë në këtë 90 minutësh. Nuk duhet kurrsesi të gabojnë përsa i përket mentalitet me të cilin duhet ta luajmë këtë ndeshje”. Përsa i përket përjetimit të kartonit të kuq nga Kristiano Ronaldo kundër Valencias, “Konti Maks” garanton: “Kristiano do të bëjë një paraqitje fantastike me Frozinonen, jam i sigurt.

Ai e ka kapërdirë nervozizmin që pësoi në Champions dhe jam i bindur që do të shihni se do ta të zbresë në fushë me dëshirën për të thyer botën në dysh, pasi ajo që vuajti ndaj Valencias ishte një padrejtësi e pakonceptueshme. Ai do të bëjë të njëjtën paraqitje të madhe, siç bëri në gjysmë ore lojë në Valencia.

Pritshmëritë ndaj tij janë shumë të mëdha, por në të njëjtën kohë ai nuk ka pse ti tregojë askujt asgjë. Duhet vetëm të luajë, të dëfrehet në fushë dhe të shënoj gol, sepse ai është shumë kërkues nga vetja”. Në repartin ofensiv, trajneri bardhezi do të vlerësojë edhe formën e Manxukiçit dhe Bernardeskit. Kroati ka ardhur i fundit së bashku me Matuidin në fazën përgatitore, ndërsa italiani ka shpenzuar shumë në Champions.

Por nga minuta e parë do të rishihet Paulo Dibala, me Alegrin që ka për argjentinasin të njëjtat pritshmëri si për Ronaldon. “Paulo do të kishte pasur minuta edhe në Champions, por dëmtimi i Khedirës dhe kartoni i kuq mi prishën planet. Gjithsesi, në ditët e fundit kam riparë një Dibalë më të çliruar, më të egër dhe me Frozinonen do të jetë në fushë nga minuta e parë. Tashmë jam i bindur se ai e ka golin në këmbët e tij, pres gol prej tij, por më duhet vetëm që të vendos nëse do t’i kërkoj të luajë si fantazist, apo si sulmues në një repart me 3 lojtarë ofensivë”.

Në fund, 51-vjeçari ka një mesazh të qartë edhe për Leonardo Bonuçin. Fakti që Juventusi ka pësuar shumë gola në këtë fillimkampionati nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit dhe Bonuçi ka qenë protagonist negativ në dy prej atyre golave. “Duke parë që ka lojtarë si Sandro dhe Kanselo që kanë shpenzuar shumë, ndoshta vendos që të luajë edhe me një mbrojtje me 3 lojtarë, por ideja është gjithmonë e njëjta, duhet të pësojmë më pak gola.

Deri tani kemi pësuar shumë dhe Bonuçi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Në Valencia më pëlqeu, por ndoshta ai ka harruar sesi mbrojmë ne te Juventusi. Leonardo është një profesionist, por duhet të jetë më i qetë dhe të nisë të studiojë që të mos kalohet aq lehtë nga rivali dhe të mbulojë duke përdorur edhe ndihmën e shokëve të ekipit. Nuk ka nevojë që të marrë përsipër shumë situata personale. Thjesht, duhet të kthejë kokën pas dhe të studiojë metodat e së kaluarës”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA






www.minuta90.com