Alegri shihej si kandidat, drejtori i PSG-së e thotë qartë se kush do të jetë trajneri i ri kampionëve të Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 10:15

Alegri shihej si kandidat, drejtori i PSG-së e thotë qartë se kush do të jetë trajneri i ri kampionëve të Francës

Trajneri i PSG-së Tomas Tuhel do të qëndrojë dhe sezonin e ardhshëm në krye të kampionëve të Francës.
Tuhel Nejmar
Drejtori i klubit parizien Leonardo konfirmoi për “Le Journal de Dimanche” se tekniku gjerman do të udhëheqë ekipin francez edhe edicionin tjetër.

“Ai ka dhe një vit në kontratë me ne dhe do të jetë në pankinë dhe sezonin e ardhshëm. Tuhel ka bërë një punë të mirë, rezultatet janë pozitive Rinovimi i kontratës. Kemi kohë për të menduar për të. Nuk ka kërkuar për trajner tjetër”, u shpreh zyrtari brazilian i PSG-së.

Mediat e huaja përfolën prej muajsh të tërë se Tuhel do të largohej nga stoli i PSG-së me përfundimin e këtij sezoni për shkak të krisjes së marrëdhënieve me disa prej yjeve të klubit.
alegri
Ish-tekniku i Juventusit Masimiliano Alegri është renditur si kandidati kryesor për stolin e PSG-së.

Në krye të PSG-së Tuhel ka fituar dy kampionate  gjatë dy sezoneve që ka drejtuar skuadrën franceze. Titullin e dytë kampion e fitoi pas vendimit të Federatës Franceze të Futbollit për të mbyllur para kohe sezonin për shkak të koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL
 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"