Alegri: Ronaldo nesër nga minuta e parë, por ekipit i bëj thirrje që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 14:16

Alegri: Ronaldo nesër nga minuta e parë, por ekipit i bëj thirrje që…

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë me Kievon, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, foli për lamtumirën e Klaudio Markizios, nga “zonja e vjetër”.

alegri

“Klaudio Markizio ka qenë për 4 vite me mua, dhe më duhet ta falënderoj. Ka qenë një lojtar fantastik, por mbi të gjitha edhe një njeri i madh. Të gjithë ndihen 25 vjeç tek Juventusi. Vendimin e morëm mbrëmjen e kaluar në mënyrë të përbashkët, dhe me zgjidhjen e kontratës tashmë ai do të vazhdojë në një aventurë të re.”

Më pas, Alegri foli edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Kievos, por edhe për kampionatin italian në përgjithësi, në këtë vigjilje të sezonit të ri, duke ia bërë të qartë se tashmë duhet të jenë me këmbë në tokë.

“Ka disa skuadra që janë përmirësuar, Interi, Milani, Roma, Napoli pothuajse njësoj si sezoni i kaluar, Lacio gjithashtu është një skuadër luftarake. Tani duhet ta lëmë mënjanë periudhën e entuziazmit, dhe të vijmë me këmbë në tokë. Nesër nis sezoni, dhe Kievo padyshim që do kërkojë të marrë pikë ndaj nesh. Duhet ta respektojmë kundërshtarin, dhe vetëm me punë në fushë mund të arrijmë diçka. Vetëm 3 pikët janë të vlefshme për ditën e nesërme. Ndeshja e parë pas një periudhe pushimesh është gjithmonë në pikëpyetje, edhe unë jam kurioz. Ronaldo? Ai po përshtatet mirë me skuadrën, sa më shumë që luan me shokët e ekipit. Nesër do të jetë nga minuta e parë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"