Alegri: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë, kam shumë mënyra loje për nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 20:49

Alegri: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë, kam shumë mënyra loje për nesër

Ditën e nesërme skuadra e Juventusit do të luajë një ndeshje të vështirë në “Old Trafford” në kuadër të ndeshjeve të treta në grupet e Uefa Champions League. Ndërsa në konferencën për shtyp sot para ndeshjes së nesërme ka folur dhe trajneri i bardhezinjve, Maksimiliano Alegri i cili është shprehur:

alegri

Si do të luani me mungesën e Manxukiç?

Ne mund të luajmë me Kuadradon, ose me tre në mesfushë, ka shumë zgjidhej. Unë kam shumë ndryshime, një ekipi të fortë fizik dhe kemi çdo gjë që të bëjmë mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Lojtarët e tjerë?

Të gjithë janë mirë. Është një ndeshje e madhe dhe e bukru, për ne është e rëndësishme të shikojmë se çfarë skuadre jemi në Champions. Një ndeshje me një entuziast dhe teknike të madhe për tu luajtur nesër.

Ronaldo sulmues?

Kristiano është sulmuesi më i mirë në botë por që nuk luan për sulmuesit e tjerë. Lojtarët e tjerë duhet ta kuptojnë kur ai merr guximin dhe kërkon që të bëjë gjithçka vetë në zonë.

Mançester Junajtid?

Përshtypje të mira, ata janë të fortë fizikisht, të gjatë e të fuqishëm. Ata janë në gjendje të mbajnë topin kështu që duhet të jemi fuqishëm për 100 minuta.

Me këtë fitore do të sigurni kualifikimin për në fazën me eliminim direkt…

Është një muaj i rëndësishëm, ne nuk filluam mirë me barazimin, me një fitore që do të kishim hipotekuar kalimin e raundit, por ndeshja është e komplikuar, do të duhet shumë teknikë “.

Çfarë mund të thoni për momentin që po kalon Pogba?

Janë të dyja ekipet me lojtarë të  rinjë që do të jenë e ardhmja e futbollit. Dhe është një test i rëndësishëm për lojtarët tanë.

Si është Maxukiç?

Menedoj se është një gjë e vogël. Është e dhimbshme, por shpresoj të kthehet shpejt.

Mbrojtja me tre?

Kuadra ka bërë mirë në stërvitje. Ne gjithashtu mund të luajmë me tre mbrojtës, por duhet ta vendosim nesër. Mund të luaj edhe me katër. Nuk duhet të shtrembërojmë ndeshjen, sepse në mes ne duhet të jemi të barabartë me ta.

Barzali në krah të djathtë?

Jo, duke luajtur me tre mund të lëvizë, por nëse luajmë me katër nuk do të jetë në formacion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"