Alegri provokon para supersfidës: Ndaj Interit luajmë për të mbrojtur vendin e dytë dhe jemi 5 pikë para Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 21:23

Alegri provokon para supersfidës: Ndaj Interit luajmë për të mbrojtur vendin e dytë dhe jemi 5 pikë para Milanit

Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, ka gjetur mënyrën e duhur si të ndezë atmosferën para ndeshjes së Serisë A mes Interit dhe bardhezinjve në “San Siro”. Tekniku i bardhezinjve, në konferencë për shtyp para duelit, nuk ka ngurruar të përsëritë se ekipi i tij është në vendin e dytë në renditje, pasi ai llogarit edhe 15 pikët e hequra për çështjen e plusvalencave.

alegri

“Unë do ta përsërit deri sa të mundem, ne jemi të dytët, me 3 pikë diferencë ndaj Interit, 5 para Milanit, 4 para Lacios dhe 6 para Romës. Nëse në fund të vitit , përtej penalizimeve, skuadra do të jetë e gjashta apo e pesta në klasifikim, atëherë do të thotë që nuk kemi bërë mirë.

Në futboll ka të drejtë kush fiton, në fund të vitit do të bëhen bilancet, do të bëhet një analizë e asaj që shkoi mirë dhe jo. Kishim jashtë shumë lojtarë por kemi promovuar 5 të rinj. Objektivi i Juventusit mbetet që të luajë çdo shans që ka për të qenë mes katër të parave dhe për të shkuar në finalen e Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës”, tha Alegri para gazetarëve.

“Duhet të bëjmë një ndeshje të bukur ndaj një Interi të fortë, do të jetë një ndeshje tërheqëse në një stadium të mbushur dhe duhet të tregohemi të aftë”, tha trajneri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"