Alegri pranon “hilen”: Shkaktoj rrëmujë për të surprizuar rivalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 13:03

Alegri pranon “hilen”: Shkaktoj rrëmujë për të surprizuar rivalin

Masimiliano Alegri konfirmohet një strateg shumë i aftë çdo ndeshje që kalon dhe jo më kot është i lakmuar nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë, si PSG-ja, Çelsi, Arsenali, apo edhe Reali i Madridit.

alegri

Kundër Milanit ishin edhe njëherë zgjedhjet e tij ato që bënë diferencën, sidomos me surprizën Huan Kuadrado, i cili vendosi edhe ndeshjen me golin e tij. I dhënë si i dëmtuar për një kohë të gjatë, rikuperimi dhe grumbullimi i kolumbianit për duelin me kuqezinjtë ishte një “armë” e fshehtë që Alegri e shfrytëzoi në maksimum dhe të tilla “hile”, ai i ka pranuar edhe në një prononcim për median:

“Kuadrado ishte një surprizë vrasëse për Milanin? Ndonjëherë më duhet të bëjë rrëmujë që më pas të korrigjohem, por në të vërtetë kjo është një zgjedhje e imja, që të shpërqendroj kundërshtarët. Kuadradon kishim kohë që e prisnim dhe bëri diferencën me Milanin. Ishte një surprizë e bukur për të gjithë dhe një lëvizje që ia vlejti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"