Alegri pas disfatës së rëndë të Juventusit: Kjo humbje do të na bëjë mirë, për Morata nuk mund të them asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 20:57

Alegri pas disfatës së rëndë të Juventusit: Kjo humbje do të na bëjë mirë, për Morata nuk mund të them asgjë

Masimiliano Alegri nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë 0-4 që Juventusi pësoi në miqësoren e sotme ndaj Atletiko Madrid. Trajneri i bardhezinjve ka theksuar se ndoshta ishte meritë e lodhjes, e kombinuar edhe me faktin se përballë kishte një nga ekipet më të forta në Europë.

alegrii

Por ai ka pranuar për “Sky Sport” se ekipi kishte gabuar në interpretimin e asaj që duhej të bënte duke i dhënë hapësira kundërsulmeve të skuadrës së Simeones.

“Jemi të lodhur, kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika. Nuk ka justifikime, zgjidhja e vetme është të jemi të vëmendshëm për t’u përgatitur për debutimin në kampionat ndaj Sasuolos. Diferencë e madhe me Atletikon? Është një nga skuadrat më të forta në Europë. Nga të gjithë gjërat negative duhet të nxjerrim aspektet pozitive, kemi një javë për t’u përgatitur sidomos mendërisht. Më datë 15 janë në lojë tre pikët dhe sjellja do të jetë padyshim ndryshe.

Do të kemi përballë një kundërshtar teknik, duhet të jemi shumë të aftë dhe me një qasje ndryshe. Kostiç? Unë punoj me lojtarët që kemi. Mund ta nisim mirë pasi i kemi cilësitë. Duhet të jemi shumë më të egër duke fituar duele dhe përplasje.

Për Moratën nuk mund të them asgjë pasi është një lojtar i Atletikos. Bremer dhe Gati bënë mirë. Pastaj, duke i lejuar kundërsulme spanjollëve, bëmë atë që deshën ata. Por duhej të ishim më të vëmendshëm ndaj goditjeve standarte. Kjo humbje mund të na bëjë mirë”, theksoi trajneri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"