Alegri: Në pushimin e ndeshjes ndaj Realit e kuptova se e kishim punën pisk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 13:46

Alegri: Në pushimin e ndeshjes ndaj Realit e kuptova se e kishim punën pisk

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka zbuluar një prapaskenë të finales së Ligës së Kampioneve në Kardif kundër Realit të Madridit. Ai tregon se çfarë pa kur u fut në dhomat e zhveshjes:

alegri

“Kur hyra në dhomat e zhveshjes e kuptova se e kishim pisk punën. Në njërin krah ishin doktorët që po ‘operonin’ Manxukiçin, kavilja e të cilit ishte fryrë shumë, ndërsa në krahun tjetër ishte Pjaniç, i cili ishte shtrirë dhe po mbante akull te gjuri. Boshnjaku më kërkoi që ta zëvendësoja, por të gjithë e pamë se ata u rikthyen në fushë.

Pavarësisht dëshirës së tyre të madhe, gjendja fizike nuk ishte aspak mirë. Mendoj se kjo ishte një ndër arsyet kryesore se pse Reali na dominoi aq shumë në pjesën e dytë”.

Alegri - Dibala

Trajneri i kthehet përsëri ndeshjes, duke thënë: “Në pjesën e parë mbajtja e topit ishte e ekuilibruar, në të dytën dominoi Reali dhe ne gabuam shumë pasime, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht. Në finalen e Berlinit në 2015 gjithçka ishte ndryshe.

Ne e kishim fituar kampionatin një muaj përpara se të mbyllej dhe për ne ishte shumë më e lehtë që ta përgatisnim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Atje zhvilluam një lojë më të mirë dhe e vumë në vështirësi Barcelonën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"