Alegri ndryshon sërish, ja formacioni i mundshëm i Juventusit ndaj Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 22:37

Alegri ndryshon sërish, ja formacioni i mundshëm i Juventusit ndaj Interit

Juventusi ka pasur një ditë më pak për të pushuar dhe për të punuar sesa Interi në pritje të duelit të “San Siros”, por nga ana tjetër trajneri Alegri e gjen avantazhin te fakti se gjatë sfidës me Zenitin, ku fitoi sërish 1-0 la të pushojë disa lojtarë të rëndësishëm si Kielini, Danilo dhe Huan Kuadrado, i cili zbriti në fushë vetëm në gjysmë orën e fundit të lojës.

JUVENTUS

Prandaj, pritshmëritë janë që kundër Interit, formacioni bardhezi të ketë ndryshime të rëndësishme duke nisur nga mbrojtja e deri në sulm. Në repartin e prapavijës, De Ligt pritet që t’i hapë vendin Kielinit, ndërsa De Shiljo Danilos, ku së bashku me Bonuçin e Sandron do të formojnë mbrojtjen.

Në mesfushë dyshja BentankurLokateli është e paprekshme, por këtyre mund t’i shtohen Kuadrado dhe pse jo një konfirmim i Bernardeskit në të majtë të 4-4-2, ndonëse nuk mund të përjashtohet edhe një skenar tjetër. Në të majtë të lëvizë Kieza duke parë se dje Dibala është parë shumë në formë dhe mund të ketë një shans titullari përkrah Moratës.

JUV

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"