Alegri: Ndaj Beneventos rotacion pa ekzagjerime, Dibala luan dhe shënon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2017 | 13:48

Alegri: Ndaj Beneventos rotacion pa ekzagjerime, Dibala luan dhe shënon

Dy nevoja të kundër ta për Masimiliano Alegrin në prag të ndeshjes kundër Beneventos. Eksperimentim për t’u dhënë hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak, por në krahun tjetër duhet gjetur vazhdimësi për të mos humbur terren ndaj Napolit e Interit.

Alegri finale 2017

Trajneri i bardhezinjve është pro rrotacionit, por deri në njëfarë pike: mesazhi i “Maks” për skuadrën është më se i qartë. “Nuk duhet të bëjmë eksperimente, por të fitojmë ndeshjen. Në futboll kam parë të ndodhin shumë gjëra… Benevento nuk do të na lërë të fitojmë sepse jemi të bukur, apo se quhemi Juventus. Ndeshja duhet fituar në fushë. Nevojitet një paraqitje pa shpërqendrime, do bëhen disa ndryshime, por shumë prej titullarëve do jenë ata që patë ndaj Sportingut. Mungesa e fokusimit në këtë pikë do të ishte shenjë papjekurie, duam të shkojmë me pushime me tri pikë, për të luajtur përballjet direkte me rinisjen e kampionatit përkrah skuadrave që na paraprijnë”.

JASHTË PJANIÇ, BRENDA MARKIZIO – Për shkak të dëmtimit në kofshë të pësuar në Lisbonë, kushtet fizike të Pjaniç do vlerësohen në gjysmën e dytë të javës së ardhshme. “Mori një goditje, ka një lodhje muskulore”, shpjegon Alegri. “Këtë javë do e lë të çlodhet, të shikojmë nëse mund të luajë pas ndalesës. Markizio? Diçka është ta shikosh në stërvitje, një tjetër në ndeshje. Nesër (sot) do jetë një rast i mirë për ta vlerë- suar, duhet të gjejë formën optimale. Në portë do luajë Shezni, ndërsa Manxukiç nuk e di, ka shumë ndeshje që nuk pushon. Hovedes? Ndoshta do të jetë në fushë për një fragment…”.

Dibala

KUJDES – “Na ndodhi edhe dy vite më parë me Frozinonen: pësuam gol në minutën e 90-të me goditje nga këndi… Historikisht më vjen në mendje Roma-Leçe: kryeqytetasit humbën titullin në ‘shtëpi’ në javën e fundit kundër një skuadre që ishte e rënë nga kategoria. Ndoshta nuk duket, por rreziku është i madh: nëse ndeshja merr rrjedhën e gabuar, do jetë e vështirë të përmbyset”.

DIBALA, NGA HËNA NË TOKË – “Dibal të martën zhvilloi një pjesë të parë pozitive, i mungoi vetëm vendosmëria në zonë. Ka punuar pak, pasi është rikthyer nga përfaqë- suesja. Nervozizmi? Është normal, pasi ka shënuar 10 gola e ngjitën në hënë, më pas ra sërish në tokë. Këto situata janë pjesë e futbollit dhe të jetës. Në moshën e tij e ka të vështirë ta menaxhojë stresin.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"