Alegri: Na duhen edhe 14 pikë, pastaj të shohim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 9:00

Alegri: Na duhen edhe 14 pikë, pastaj të shohim…

Masimiliano Alegri u pa i kënaqur përgjithësisht për fitoren e djeshme, ndonëse për 30 minutat e fundit ka rezervat e tij.

alegri

“Pasi shkuam në avantazh të 3 golave nisëm thjesht të tërheqim topin në fushë dhe kjo gjë nuk më pëlqeu aspak. Gjithsesi, mendoj se për një orë u treguam një skuadër dominuese, e cila bëri detyrën duke shfrytëzuar rastet dhe mbylli shpejt çështjen e tri pikëve. Pas këtij suksesi renditja jonë thotë 26 pikë, që do të thotë se na duhet të bëjmë sa më shpejt edhe 14 të tjera për të arritur objektivin tonë të parë, që është mbijetesa. Më pas, se ku mund të shkojmë dhe çfarë mund të bëjmë është një diskutim tjetër. Vlahoviç super? E pashëm më të lehtë, më dinamik, por siç e thashë edhe në konferencën përpara ndeshjes, Dushanit iu desh vetëm një gol për të ndezur motorët dhe besoj se kisha të drejtë për këtë. Pastaj është ky Di Maria, i cili pasi më çmend ndaj Lacios, më ofron 45 minuta të para ndaj Salernitanës që ishin një kënaqësi për sytë”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"