Alegri merr frymë, “Zonja e Vjetër” rigjen artilerinë e rëndë përpara derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 10:26

Alegri merr frymë, “Zonja e Vjetër” rigjen artilerinë e rëndë përpara derbit

Pas furtunës, dielli lind gjithmonë dhe e gjithë frika shndërrohet në optimizëm. Juventusi arrin që të karikojë energjitë, duke parë se dje kanë mbërritur lajme të mira nga infermieria, e cila ka nisur të zbrazet.

Massimiliano-Allegri

Zhgënjimi që kishte kapluar ambientin bardhezi pas ndeshjes me Totenhemin, në 1/8-at e vajtjes së Ligës së Kampioneve, tashmë mund të shuhet nga optimizmi që i ka transmetuar grupit, rikuperimi i disa lojtarëve me dëmtime, të cilët ishin në dyshim, jo vetëm për sfidën e radhës kundër Torinos, në kampionat, por edhe për atë të kthimit, me anglezët, në Europë.

higuain juve totenhem

Paulo Dibala ka qenë ai që ka “fituar” duartrokitjet më të mëdha. Argjentinasi ka kaluar testin e forcës dhe kjo i lejon atij që të jetë në dispozicion për derbin e së dielës në mesditë.

Numri 10 i ka munguar shumë Juventusit sepse ai garanton teknikë dhe zgjedhje të shumta taktike, të cilat i munguan aq shumë “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen e së martës, ndaj Kejnit me shokë.

dibala-3

Edhe frika që ekzistonte mbi dy të dëmtuarit ndaj Totenhemit, Mario Manxukiç dhe Sami Khedira, është anuluar. Sulmuesi kroat, edhe pse me një hematomë në ije, të cilën e kishte mbartur që nga ndeshja me Fiorentinën, por u godit sërish fort, edhe në Champions ka dalë rregullisht në stërvitje, me stafin mjekësor, që i ka dhënë garanci lojtarit dhe stafit teknik.

juve-krotone-3-0-manxhukic

Mesfushori gjerman, Sami Khedira, gjithashtu është stërvitur dje pa probleme. Bllokimi muskulor që pati në Ligën e Kampioneve është lënë pas dhe ashtu si shokët e tij, edhe numri 6 i mesfushës bardhezi do të grumbullohet normalisht, për derbin me Torinon.

khedira

Por lajmin më të mirë e ka sjellë Blez Matuidi. “Roboti” i palodhshëm i trajnerit Alegri ka djegur kohët e riaftësimit dhe nga dje i është bashkuar skuadrës në stërvitje, ndonëse ai nuk do të rrezikohet ndaj Torinos.

matuidi

Stafi mjekësor dhe ai atletik kërkon që të rrisë sa më shpejt formën fizike ideale të mesfushorit francez, i cili së bashku me Dibalën pritet të jenë armët që trajneri Alegri do të përdorë për të tentuar përmbysjen, ndaj Totenhemit. Me pak fjalë, Juventusi ka rigjetur më në fund artilerinë e rëndë…

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"