Alegri mendon seriozisht për mbijetesën e Juventusit në Serinë A: Më vjen të qesh por është kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 17:59

Alegri mendon seriozisht për mbijetesën e Juventusit në Serinë A: Më vjen të qesh por është kështu

Masimiliano Alegri mendon se Juventusi tanimë duket të mendojë si një skuadër që po lufton për mbijetesën dhe jo nëse od të arrijë të shkojë në Europë apo jo. Më konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Salernitanës, ai ka bërë të qartë se e sheh vetëm si duel direkt për mbijetesën dhe asgjë më shumë.

de6566633c8e8aa22f46f0c4f9d9b82a-18496-oooz0000

“Do të jetë e rëndësishme ta përballojmë siç duhet dhe me sjelljen e një skuadre që e vë veten në të njëjtin nivel me Salernitanën, edhe për faktin se duke parë klasifikimin, bëhet fjalë për një përballje direkte.

Të caktojmë objektiva në këto moment është e pamendueshme. Tani duhet të kapim skuadrën që kemi përpara në renditje dhe kështu të ngjitim shkallët hap pas hapi. Nesër duhet të fitojmë pasi në tre ndeshjet e fundit në kampionat kemi bërë vetëm 1 pikë, duhet të rifillojmë rrugëtimin.

Fakti është që na janë hequr 15 pikë dhe tani kemi 23. Ne duhet të arrijmë 40 pikët që janë ato të mbijetesës. Më vjen të qesh por është kështu. Objektivi i parë është të arrijmë skuadrën që kemi përpara dhe të ngjitemi vazhdimisht. Duke e bërë këtë, me siguri do të fitojmë ndeshje. Kjo na mundëson që të mbajmë përqendrim maksimal për momentin kur të luajmë në ndeshjet e Kupës”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"