Alegri: Më mirë që fituam me vuajtje se do mendonim që ishim mirë. Futbolli është sakrificë dhe vuajtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 21:34

Alegri: Më mirë që fituam me vuajtje se do mendonim që ishim mirë. Futbolli është sakrificë dhe vuajtje

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, e ka cilësuar si të rëndësishme fitoren e sotme ndaj Specias, por nuk e sheh si zgjidhje të problemeve të skuadrës së tij. Bardhezinjtë fituan 3-2 me përmbysje dhe sipas Alegrit kjo do ta ndihmojë më shumë ekipin.

alegri 1

“Më mirë që fituam një ndeshje me vuajtje, se përndryshe do të mendonim se nuk kemi më nevojë për asgjë. Kemi qenë edhe pak me fat për atë top që mbeti në vijën e portës, por duhen përmirësuar shumë gjëra. Në zgjedhjen e pasimit të fundit dhe në gjuajtjet në portë duhet të bëjmë absolutisht mirë.

Përgjigjet e duhura nga Kieza? Nuk duhej të merrja përgjigje as nga ai, as nga ndokush tjetër. Ai sapo ishte kthyer nga dëmtimi, sot më kërkoi zëvendësim pasi kishte probleme, ndryshimi i sotëm është se ato që u futën në lojë, e bënë mirë.

Sot, më pak i inatosur? Nuk mund t’i godas me çekan çdo ditë. Sot kemi fituar një ndeshje të rëndësishme, duke vuajtur dhe është e drejtë. Duhet të dalim nga zona e sigurisë, futbolli përbëhet nga vuajtjet dhe lodhja. Nuk duhet të shohim klasifikimin. Duhet të mundohemi që të vendosim në krah të kësaj fitoreje edhe të parën në shtëpi ndaj Sampdorias. Kemi lojtarë më cilësi të rëndësishme të cilët duhet të përmirësohen. MekKeni për shembull duhej të kishte shënuar të paktën katër gola dhe ato raste janë ato që bëjnë diferencën”, shpjegoi trajneri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"