Alegri: Ishte një javë e mirë sepse humbi Interi, ja pse nuk e aktivizova Bonuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 23:38

Alegri: Ishte një javë e mirë sepse humbi Interi, ja pse nuk e aktivizova Bonuçin

Trajneri i Juventusit, Masimilano Alegri foli për mikrofonin e “Sky Sport” pas triumfit në transfertë ndaj Milanit. Sipas tekniku bardhezi skuadra ka nevojë të përmirësohet në disa aspekte. Alegri tregoi gjithashtu edhe arsyen pse vendosi mos aktivizoje Bonuçin.

Soccer: Serie A; Milan-Juventus

“U rikthyem menjëherë te fitorja pas disfatës me Mançester Junajtid, që na tronditi. Bëmë mirë që sulmuam në këtë ndeshje pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të mos pësuar gol në pesë minutat e fundit si ndaj Junajtid.

Po bëjmë disa paraqitje të mira, duke marrë fitore të rëndësishme. Kjo ishte një javë e mirë në kampionat, pasi Inter humbi në Bergamo dhe ne ruajtëm distancën me Napolin, që po luan një tjetër sezon të madh.

Bonuçi jashtë formacionit? Kishte nevojë për një ndeshje pushim dhe rastisi kundër Milan. Edhe në stol është sharë dhe ofenduar nga stadiumi, kështu që më mirë kështu. Të gjithë më thanë se luajtëm mirë pas ndeshjes me Mançesterin, por kjo nuk vlen nëse humbet. Kemi akoma nevojë të përmirësohemi në disa aspekte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"