Alegri gjen ngushëllim për përjashtimin nga Europa: Do të kemi kohë të stërvitemi më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 10:21

Alegri gjen ngushëllim për përjashtimin nga Europa: Do të kemi kohë të stërvitemi më mirë

Juventusi humbi përfundimisht mundësinë për të qenë në Ligën e Kampioneve, duke u mundur në shtëpi nga Milani me rezultatin 0-1.

alegri

Por, më e keqja ende nuk ka ardhur për kuqezinjtë pasi mund të ketë edhe një përjashtim nga Kupat e Europës. I pyetur në lidhje me këtë, Masimiliano Alegri u shpreh se të gjithë duhet të mësohen me këtë situatë.

“Përjashtim? Jam gati të luaj edhe vetëm 1 herë në javë. Kjo do të thotë se do të kemi mundësi që të punojmë gjithë javën dhe të stërvitemi më mirë. Duhet që të mësohemi me këtë situatë”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"