Alegri gati të rikthehet në punë, në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 17:27

Alegri gati të rikthehet në punë, në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Masimiliano Alegri prej një viti është i papunë, kur në fund të sezonit të kaluar u largua nga drejtimi i Juventusit.alegri

Megjithatë tashmë trajneri italian mund t’i rikthehet përsëri punës, me shumë skuadra që duan ta marrin në drejtimin e tyre. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Alegrin në sezonin e ardhshëm mund ta shohim në drejtimin e Interit ose të PSG-së.

Drejtori i francezëve, Leonardo e ndjek prej kohësh trajnerin italian dhe shpreson ta marrë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu edhe Marota mund të tentojë ta afrojë te Interi, pas rezultateve jo shumë të mira të Kontes në drejtim të zikaltërve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"