Alegri e pranon: Dibala ka humbur në drejtim të paditur, duhet të na rikthehet sa më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 17:21

Alegri e pranon: Dibala ka humbur në drejtim të paditur, duhet të na rikthehet sa më shpejt

“Në pjesën e dytë gabuam shumë në 20 minutat e para, por në Europë nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh. Duhej ta kishim mbyllur përpara ndeshjen ndaj Olimpiakosit, sepse ky 90-minutësh vlente si një finale. Vazhdojmë të gabojmë ende, por përgjithësisht jam i kënaqur me përmirësimet që ka bërë skuadra së fundmi”.

alegri dibala

Pavarësisht disa rreziqeve të kaluara, Masimiliano Alegri mund të jetë përgjithësisht i kënaqur me tri pikët e marra në Athinë, që vlejnë biletën për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Por, përveçse lojës, trajneri i Juventusit është disi i shqetësuar edhe me formën që po kalon Paulo Dibala.

“Është një moment shumë delikat për të, sepse nuk arrin t’i dalë në lojë, asgjë që ai kërkon. Për momentin, Dibala ka humbur në drejtim të paditur, por nëse qëndron i qetë dhe nis t’i bëjë sa më thjesht gjërat që di, të përdorë me qetësi cilësitë që ka, do të rigjejmë shumë shpejt Paulon që të gjithë njohim. I kënaqur me zotërimin e topit? Jo, ende, sepse e qarkullojmë atë duke qëndruar në vend, duke pritur në vend topin. Kjo gjë duhet të ndryshojë, sepse nuk mund të jemi të rrezikshëm kështu. Besoj te finalja e Champions-it? Të arrish në finale nuk është kurrë e lehtë, por nëse harrojmë dy finalet e fundit që kemi humbur dhe të mendojmë për finalet e fituara, atëherë mund t’ia dalim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"