Alegri e nis me “dorë të hekurt”, përjashton 3 futbollistë nga stërvitja e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:12


Alegri e nis me “dorë të hekurt”, përjashton 3 futbollistë nga stërvitja e Juventusit

Maks Alegri e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e re tek Juventusi teksa ditën e djeshme ka përjashtuar nga skuadra 3 futbollistë për arsye disiplinore.

 alegri

Bëhet fjalë për Frabotën, Faxhiolin dhe Di Pardon të cilët kanë shkuar me vonesë pak para ndeshjes miqësore të Juves me Cezenën.

Alegri nuk e ka duruar këtë veprim dhe i ka dërguar përsëri në shtëpi 3 lojtarët, duke marrë dhe brohoritjen e pak tifozëve të pranishëm në Conticassa. Kjo mund të jetë diçka normale, por Alegri kërkon tu dërgojë një mesazh të fortë lojtarëve duke i paralajmëruar që nuk ka vend tolerime.

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/