Alegri: Dibalën e krahasonin me Mesin, pas penalltive e harruan të gjithë. Atmosfera në ekip është e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 16:49

Alegri: Dibalën e krahasonin me Mesin, pas penalltive e harruan të gjithë. Atmosfera në ekip është e mirë

Përpara ndeshjes në Ligën e Kampioneve ndaj Sportingut të Lisbonës, trajneri juventin Masimiliano Alegri, shprehet se situata në ekip është e mirë, dhe se shpreson në kthimin e kësaj situate.

alegri

“Atmosfera është e mirë. Thjeshtë na duhet të rifitojmë pak balancën. Nuk duhet të futemi në depresion vetëm sepse patëm disa rezultate jo të mira, futbolli i njeh këto periudha” – deklaroi Alegri.

I pyetur për Dibalën, dhe për kritikat që mori pas dy penalltive të humbura, tekniku tha se tashmë argjentinasi është bërë më i fortë nga kjo situatë. “Dibala është i ri dhe i jashtëzakonshëm si lojtar. Këto gjëra e kanë forcuar më shumë. Pas ndeshjeve të para ku shënoi shumë gola, të gjithë e krahasonin me Mesin, tashmë pas dy penalltive të humbura të gjithë e harruan.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"