Alegri: Dibala theu urdhrin tim gjatë ndeshjes, ja cilin ekip dua të shmang në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 21:08

Alegri: Dibala theu urdhrin tim gjatë ndeshjes, ja cilin ekip dua të shmang në Champions

Masimiliano Alegri i kënaqet fitores dhe shpirtit të sakrificës nga ana e futbollistëve të tij për fitoren kundër Udinezes. “Përg zime lojtarëve të mi, edhe pse nuk kemi fituar ende asgjë. Ishim disi të lodhur pas Champions-it, por më pëlqeu fakti që, edhe duke mos qenë terësisht në formë optimale, nuk pati luhatje përqendrimi gjatë të gjithë sfidës.

alegri dibala

Edhe një herë tjetër treguam se forca e këtij grupi është kompaktësia dhe shpirti i sakrificës, dëshira për të ndihmuar gjithmonë njëri-tjetrin në fushë dhe një pankinë e gatshme për të dhënë kontributin e saj. Dibala është rikthyer? Paulos i ka bërë mirë pushimi i sforcuar që unë i kam detyruar, sepse kjo ia ka shtuar edhe më tepër agresivitetin dhe dëshirën për të bërë gjëra të mëdha në fushë.

Penalltia e humbur nga Higuaini? Unë urdhërova që ta godiste Dibala, Paulo e theu urdhrin tim, por Gonzalo e shpërbleu gabimin me asitin e golit të dytë. Hakmarrje ndaj Realit në Champions? As që dua të dëgjoj për diçka të tillë. Madje, është skuadra e vetme që dua të shmang, sepse janë favoritët për fitoren finale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"