Alegri: Dibala nuk gjuan më penallti nëse përballë ka portier shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 10:51

Alegri: Dibala nuk gjuan më penallti nëse përballë ka portier shqiptar

“Dibala u rikthye të enjten dhe ka bërë vetëm gjysmë seance stërvitore. Do vazhdojë t’i godasë ai penalltitë”. Kështu është shprehur Masimiliano Alegri pas humbjes së Juventusit të tij kundër Lacios në “Allianz Stadium”, një disfatë që djeg, veçanërisht prej penalltisë së humbur nga Dibala në minutat e fundit (pritje e Strakoshës).

Alegri Juventus

“Paulo duhet të qëndrojë i qetë, në futboll këto janë momentet që duhen përballuar me më shumë qetësi. Por, herën tjetër që do jetë një portier shqiptar në portë, nuk do i lejoj ta godasë penalltinë”.

RËNIE E PËRQENDRIMIT

“Duhet të punojmë më shumë, pasi shoh shpesh rënie përqendrimi, çka ishte shfaqur që me Atalantën, me Sasuolon dhe me Torinon”, ka vijuar Alegri.

“E paguam shtrenjtë momentin e shpërqendrimit, janë 5 pikët që tashmë kemi lënë rrugës. Gjetëm përpara një Lacio në formë, pas ndalesës ishte skuadra më e vështirë për t’u përballur. Prova e Higuainit? Bëri një ndeshje pozitive. U tregua i zoti, por në disa raste i pafat. Duglas Kosta? Ka nevojë të ambientohet me futbollin italian, por në raste të tjera ka dhënë më shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"