Alegri dhe Ambra më të dashuruar se kurrë, caktojnë datën e martesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 10:59

Alegri dhe Ambra më të dashuruar se kurrë, caktojnë datën e martesës

Masimiliano Alegri dhe Ambra Anxhiolini, më të dashuruar se kurrë. Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane kanë vendosur më në fund të kurorëzojnë lidhjen, madje është fiksuar edhe koha kur së bashku do ngjiten në altar: sipas revistës italiane “Chi”, ceremonia do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Alegri-Ambra

Çifti ka nisur të mendojë për përgatitjet dhe për listën e të ftuarve. Të dy janë pikasur në dyqan, ku Alegri i ka dhuruar një orë të shtrenjtë, dhuratë që Ambra e ka vlerësuar shumë.

Alegri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"