Alegri çudit pas turpërimit në Champions: Objektivi u arrit, u bëra komplimente djemve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 0:42

Alegri çudit pas turpërimit në Champions: Objektivi u arrit, u bëra komplimente djemve

Turpërimi në Champions përballë Çelsit duket se nuk ka zbehur entuziazmin e Masimiliano Alegrit. Trajneri i Juventusit, pas sfidës nuk i dha një rëndësi aq të madhe sa mendohej humbjes 4-0 me të cilën doli skuadra e tij nga stadiumi në Londër.

alegri

“Sipas meje kemi bërë një pjesë të parë të mirë, në të dytën ata vazhduan me shumë presion dhe ne pësuam dy gola të lehtë. Në pjesën e parë lejuam shumë goditje nga këndi, mund të bënim më mirë. Më vjen keq për katër golat e pësuar, por objektivi u arrit. Tani të mendojmë për të shtunën.

Kishte shumë momente ku humbëm topin duke u munduar që të vertikalizonim me shpejtësi, duhej të mbanim më shumë topin. Në këto ndeshje, forca e kundërshtarit është e madhe, e përsëris që jam i lumtur për pjesën e parë që zhvilluam, pastaj ndeshja mbaroi pas golit të dytë e të tretë.

Në ndeshjen e parë kemi bërë një ndeshje të ndryshme dhe ishim të vëmendshëm në mbrojtje në 90 minuta, sot e bëmë për 45 minuta dhe pastaj lëshuam. Tani të mendojmë për Atalantën, një ndeshje shumë e rëndësishme. Unë u bëra komplimente djemve për kalimin e turit. Duhet ekuilibër dhe qetësi, e dimë se cilat janë aftësitë dhe defektet tona. Edhe nëpërmjet këtyre netëve do të përmirësohemi”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"