Aleancë me Tiranën? Gjoka: Varet si e konsideron! Kaq ishin mundësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 16:07

Aleancë me Tiranën? Gjoka: Varet si e konsideron! Kaq ishin mundësitë

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, u shpreh i keqardhur për eliminimin e ekipit të tij nga Kupa. Megjithatë ai tha se për shkak të mungesave nga dëmtimet, verilindorët nuk kishin mundësi të bënin më shumë.

gjoka

Për ndeshjen

“Mund të kishim dhënë më shumë, por kështu janë ndeshjet, kështu janë ngarkesat. Nëse do kishim lojtarët e tjerë që ishin pushim sepse ashtu duhej, mund të kishim rezultat ndryshe.”

Për aleancën me Tiranën

“Të shtunën ishte vuajtje, jo shëtitje, megjithatë varet si e konsideron. Deri më sot kemi sakrifikuar dhe vazhdojmë ta bëjmë, kishim 5-6 lojtarë me probleme dhe arritëm në këtë gjendje. Jemi me meritë këtu ku jemi deri më sot.”

Për vështirësinë e ndeshjes ndaj Laçit në krahasim me atë ndaj Tiranës

“Unë mendoj që ne po vrapojmë dhe po përpiqemi. Në asnjë vend s’na kanë lënë të ecim. Kemi dhënë maksimumin dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Ishalla arrijmë objektivin madhor që i kemi vënë vetes.”

Për ritmin e ekipit për shkak të lojtarëve të dëmtuar

“Nuk mund të ulet ritmi sepse 5-6 vetë bëjnë stërvitje individuale. Gjithë kjo sakrificë që u bë sot është që ata lojtarë me dhimbje të jenë gati për të dielën.”

Për konfirmimin e aleancës me kualifikimin e Tiranës

“Absolutisht jo, sot kaq ishte mundësia jonë. Sot duhet të bënim më shumë në sulm por nuk ishte e lehtë sepse Lukas vjen nga dëmtimi, Guri që u zëvendësua i dëmtuar, dhe Ebong që do kohë të përshtatet.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"