Aldo Teqja rikthehet në portë si titullar, Mala nuk figuron as te ekipi B. Ja çfarë ndodh me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 19:39

Aldo Teqja rikthehet në portë si titullar, Mala nuk figuron as te ekipi B. Ja çfarë ndodh me të kuqtë

Partizani B e nis me fitore vitin 2020. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti kanë mundur 3-1 Adën, në një ndeshje gati të barabartë, ku të katër golat janë shënuar në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ka një të veçantë të madhe, pasi titullar me Partizanin B është aktivizuar portieri Aldo Teqja. 

aldo teqja

Portieri i dytë i Partizanit i kthehet fushës pas incidentit të njohur të 5 tetorit të vitit të kaluar, kur ai ra nga kati i 6-të i pallatit ku banonte dhe shpëtoi për mrekulli. Pas një faze rehabilituese ku punoi me shumë vullnet, ai iu rikthye fushës së stërvitjes, ndërsa dje luajti ndeshjen e parë zyrtare, duke u aktivizuar me Partizanin B në kampionat.

Po ashtu, titullar ishte edhe Dorian Kërçiku, një tjetër lojtar i ekipit të parë, që u aktivizua një pjesë loje nga trajneri Mehmeti. Allmeta dhe Veriu janë dy lojtarë të tjerë të të kuqve, të afruar në merkaton e dimrit, ndërkohë që mungoi mesfushori Esat Mala, i cili prej kohësh është stërvitur me ekipin e dytë.

 NDESHJA – Pjesa e parë ka qenë e barabartë, e luftuar në mesfushë dhe me pak raste. Në radhët e skuadrës velipojake ka pasur shumë nervozizëm. Ekipi i trajnerit Mehmeti ka qenë shumë pranë golit me Zenelakun, Llanajn dhe Veriun. Vetëm në 15 minutat e fundit, skuadrat kanë shpërthyer në gola.

Janë të kuqtë që shënojnë të parët me anë të Berdufit në të 73-ën, por Përndreca sjell ekuilibër, teksa barazon shifrat. Më tej është sërish kapiteni Berdufi që kalon Partizanin në epërsi dhe Gjinaj vulos fitoren e të kuqve me një supergol. Partizani vazhdon të pretendojnë ngjitjen një kategori më lart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"