Alcani në debutim me Burrelin: Ia dalim, skuadra është e motivuar dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 11:51

Alcani në debutim me Burrelin: Ia dalim, skuadra është e motivuar dhe…

Burreli është gati. Kushtet atmosferike janë bërë pengesë për përgatitjet e javës së 13- të, e megjithatë Alert Alcani pret fitore në debutim.

ALERT ALCANI

Sot në orën 13:30 do të presin në “Liri Ballabani” Apoloninë dhe misioni është vetëm një: trepikëshi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri evidenton se gjendja e grupit është e mirë dhe të gjithë janë të etur për të festuar.

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Edhe pse kemi punuar në kushte të vështira për shkak të motit, mendoj se jemi gati. Aneksi i stërvitjes është ende në rikonstruksion dhe kjo na ka penguar disi. Besoj që skuadra është e motivuar dhe mezi pret që të zbresim në fushë dhe luajmë me Apoloninë.

Shpresoj që takimin ta mbyllim me sukses, me tri pikë që aq shumë i kanë munguar aq shumë Burrelit këto javët e fundit”, përfundoi tekniku, që pikërisht sot nis rrugëtimin në krye të pankinës së matjanëve.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"