Albpetroli, trajneri Miho i kënaqur që gjithçka do vendoset në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 18:54

Albpetroli, trajneri Miho i kënaqur që gjithçka do vendoset në fushë

Albpetroli prej dy ditësh ka rinisur përgatitjet dhe klubi ka marrë të gjitha masat, sipas protokollit.
miho

Për “Panorama Sport”, trajneri i Albpetrolit, Marjol Miho, ka thënë: “U bënë thuajse 2 muaj pa aktivitet, na mungoi shumë fusha e blertë. Kemi nisur stërvitjen me ngarkesë, sepse duhet të rikthehemi më të fuqishëm se më parë. Nga efektiviteti i këtyre seancave do varet ecuria jonë. Futbollistët kanë punuar në kushte shtëpie, por kjo nuk ka lidhje me atë që bëhet në fushë. Jam i kënaqur nga gjendja fizike dhe kjo ia bën trajnerit më të lehtë punën. Objektivat janë të qarta dhe më vjen mirë që çdo gjë do të vendoset në fushë”. Albpetroli ka një ndeshje më pak se Maliqi, dhe 3 pikë më pak se Tomori.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"