Postuar: Maj 14, 2022 | 11:17
Albion Marku në dyshim, Mehmeti “skicon” 11-shen titullare të Partizanit kundër Egnatias
Albion Marku ka pasur probleme fizike gjatë kësaj jave për shkak të ngarkesës muskulore, por ashtu siç ka bërë në mjaft raste gjatë këtij sezoni, pritet të shtrëngojë dhëmbët e të luajë nga minuta e parë ndaj Egnatias.

F.Hazisllari
Në lidhje me formacionin, Mehmeti nuk ka shumë ndryshime. Pritet thuajse i njëjti rreshtim si në derbi, pavarësisht se ndaj Tiranës nuk rezultoi rreshtim fitues.
Hoxha do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje Markun e shoqërojnë Belica, Bitri e Hadroj.
Në mesfushë me shumë mundësi do të luajnë Rrapaj, Matondo e Mala, teksa treshja e sulmit do të jetë klasikja e sfidave të fundit. Zhuniorit, Carës dhe Skukës do t’u besohet misioni i golit sonte në Rrogozhinë.
PANORAMASPORT.AL
