Albi Doka nis zyrtarisht aventurën e re, mbrojtësi prezantohet te ekipi kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 22:56

Albi Doka nis zyrtarisht aventurën e re, mbrojtësi prezantohet te ekipi kroat

Albi Doka prezantohet te HNK Gorica. Ish mbrojtësi i Tiranës, i sapo shpallur kampion me bardheblutë ka nisur sot zyrtarisht aventurën e tij në elitën e futbollit kroat.

117314921_297811528167906_7860575506853921525_n

Siç shihet në foto, besimi i HNK Goricas për lojtarin shqiptar është i madh teksa 23 vjeçari është prezantuar nga presidenti dhe drejtori i klubit helvet.

Për Dokën ka një kontratë afatgjatë, si shenjë e besimit të klubit për vlerat e tij. Doka ka luajtur për katër sezone me bardheblutë, duke fituar edhe maksimumin, titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"