Albi Doka drejt largimit, Tirana piketon zëvendësuesin. Në “orbitë” Mbella për krahun e djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 22:33

Albi Doka drejt largimit, Tirana piketon zëvendësuesin. Në “orbitë” Mbella për krahun e djathtë

Emanuel Mbella, në “orbitën” e Tiranës. Lojtari i krahut të djathtë, i cili mund të luajë më së miri edhe në sulm, pëlqehet prej bardhebluve. Ai shihet si një opsion i mirë, sidomos kur dihet që Albi Doka është drejt largimit, pasi shumë shpejt mund të shitet jashtë vendit.

emanuel mbella

Në kësi kushtesh, duke ditur që në dispozicion për këtë krah është vetëm Dorian Kërçiku, duhet edhe një tjetër. I pari do të luajë në mbrojtje, ndërsa i dyti në mesfushë. Stepja e vetme lidhet me moshën, pasi Mbella i ka bërë 25 vjeç dhe bardheblutë aspirojnë që të afrojnë lojtar më të vogël në moshë.

Gjithsesi, nuk mund të flitet ende për asgjë konkrete, pasi ish-lojtari i Bylisit, që aktualisht luan në Shkup, pëlqehet edhe prej Kukësit dhe Flamurtarit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"