Albertini “sparkadë” Inzagit: Injoranca zgjedh fjalët e gabuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 13:19

Albertini “sparkadë” Inzagit: Injoranca zgjedh fjalët e gabuara

Një ditë më parë Filipo Inzagi dha mendimin e tij lidhur me futbollin në Itali. Ai i druhet anulimit të sezonit çka do të bënte që ekipi i tij të mos shijonte ngjitjen në Serinë A.inzagi

Trajneri i Beneventos, kryesuese në Serinë B, deklaroi se: “Kampionati duhet të përfundojë për të qenë i rregullt. Dëgjoj shumë diksutime, por më duket e drejtë që të vazhdojmë të luajmë. Askush nuk duhet të dëmtohet nga kjo situatë”.

Fjalët e ish-sulmuesit të Milanit, nuk janë pritur aspak mirë nga Demetrio Albertinit, ish-mesfushor me një të kaluar gjithashtu milaniste.

Demetrio-Albertini

Duke shkëputur deklaratën e Inzagit, ai ka postuar një stautus në rrjetin social “Instgram” duke u shprehur pa lojra fjalësh: “Injoranca zgjedh gjithmonë fjalët e gabuara.”

BJHJ

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"