Alban Hoxha i ngre zërin “murit”, tifozët i mërzit… Sota/ Ja pikantet e sfidës Egnatia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 21:41

Alban Hoxha i ngre zërin “murit”, tifozët i mërzit… Sota/ Ja pikantet e sfidës Egnatia-Partizani

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit ishte një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, e ndikuar nga ecuria e betejave të fundit për të dyja. Kjo sfidë kishte mjaft episode të veçanta, që një pjesë të tyre kamera nuk mund mundi t’i shquante.

Partizani

– “Arena Egnatia” ishte e mbushur plot me tifozë të të dyja ekipeve. Gazeta mësoi se veç tifozëve nga Rrogozhina dhe ultrasve të Partizanit, që kishin udhëtuar nga Tirana, prezentë në stadium ishin edhe tifozë nga qytetet përreth, mes tyre nga Erseka.

– Kjo ndeshje ishte e dedikuar edhe për debutimet. Shyti e Ademi zbritën për herë të parë në fushë për Egnatian, ndërsa Mehmeti, Skuka e Bitri ishin “të rinjtë” në kampin e kuq.

– Në momentin pasi Egnatia goditi traversën nga goditja e dënimit me Imerin, Hoxha ishte shumë i nxehur me lojtarët e vendosur në mur. Ai i kërkonte llogari se përse nuk kërcyen sa më lart në momentin e goditjes.

– Mesfushori i Egnatias, Eler, u dëmtua në gju në minutën e 38-të dhe u dërgua me barelë deri në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes për gazetën ai tregoi se nuk është diçka shqetësuese.

– Pas golit të tretë të Partizanit, një pjesë e tifozëve u larguan.

– Ajo traversë në pjesën e parë nga goditja e dënimit e la të zhgënjyer Imerin edhe pas ndeshjes. “Duhet të ishte gol, shpresoj të shënoj herë tjetër”, tha shkurtimisht anësori pas ndeshjes.

Partizani2

– “O Sota po gabo një herë, na e lër Xheksonin të bëjë diçka, bëj sikur nuk e sheh”, dëgjoheshin të thoshin tifozët e Egnatias në një moment. “Nxirre atë Sotën se u lodh, aman o Mehmeti”, tha një tjetër më pas.

– “Besar, luaj më qetë dhe do përfitosh”, iu drejtua trajneri Ramadani Isenit në dy raste.

– Policia e Shtetit kishte marrë masa të ishte prezente brenda stadiumit, ndërsa Drejtoria e Policisë së Tiranës kishte sjellë në Rrogozhinë forca shtesë për të qenë gjithçka në lartësinë e duhur.

A. BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"