Alban Bushi shpall listën, ja lojtarët e grumbullar të Shpresave për ndeshjen me Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 20:00

Alban Bushi shpall listën, ja lojtarët e grumbullar të Shpresave për ndeshjen me Kosovën

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Europianit, ndaj Kosovës në datën 15 tetor.

Shpresa

Shpresat vijnë pas një rezultati negativ, kundër Austrisë ku humbën 0-4, por tashmë kërkojnë të bëjnë kthesën.

Ditën e sotme, Alban Bushi ka bërë publike listën e të grumbulluarve, për ndeshjen me Kosovën.

Të grumbulluar që bien në sy janë: Bullari, Broja, Vrioni. Ndërsa nga kampionati shqiptar janë të pranishëm Mala, Xhixha, Kallaku, apo Pëlllumbi.

Dy emrat e rinj të thirrur nga Bushi janë Enis Çokaj dhe Qardaku që po bën shumë mirë me Bylisin. Ndërkaq nga kjo listë mungon ish-portieri i Laçit, Gentjan Selmani.

Lista e lojtarëve:

lista 1

72209744_742254126195715_9010938586412875776_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"