Alban Bushi: E kemi mendjen te Austria më shumë se Franca, kam besim te grupi im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2019 | 20:29

Alban Bushi: E kemi mendjen te Austria më shumë se Franca, kam besim te grupi im

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka folur ditën e sotme për “Rtsh”, në vigjilje të takimit miqësor me Francën në 5 shtator, si edhe atë zyrtar ndaj moshatarëve të Austrisë, më 9 shtator.

bushi

NDAJ FRANCËS – Do të jetë një test i mirë dhe që na vlen ai me Francën, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe të skuadrës. Kundërshtari është i fortë, por do synojmë për një rezultat pozitiv.

PËRBALLË AUSTRISË – Edhe në përgatitjet që kemi bërë në Durrës, mendjen e kemi pasur tek Austria, më shumë se sa te Franca. Kam besim te grupi që kam në dispozicion.

GRUPI – Pjesë e lojtarëve në fushë do të jenë edhe lojtarët nga Superiorja, natyrisht. Ata vijnë nga një kalendar i ngjeshur, dhe kanë zhvilluar 3 ndeshje në një javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"