Alba gol me shirit: Tetë pikë para Realit nuk janë pak, jemi shumë të kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 19:35

Alba gol me shirit: Tetë pikë para Realit nuk janë pak, jemi shumë të kënaqur

Te Barcelona ndihen të rëndësishëm, që nga mbrojtja e deri në sulm. Teksa katalanasit vijojnë të fitojnë në La Liga, të gjithë po japin kontributin e tyre. Barcelona po nis të tregojë se nuk është tërësisht e varur nga golat e Levandovskit.

Jordi Alba Barcelona heart 020523

Polaku e ka bërë “pushim” ndaj Seviljes, ndërsa goli që ka zhbllokuar sfidën ka ardhur nga mbrojtësi Zhordi Alba. Me shiritin e kapitenit pas daljes nga loja të Busketsit të dëmtuar, Alba ka çliruar katalanasit, teksa në fund ka komentuar fitoren dhe vendin e parë në La Liga.

“Natyrisht që jemi të kënaqur, sepse po bëjmë një sezon mjaft të mirë. Por luajmë mjaft mirë dhe nuk po u japim mundësi rivalëve tanë. Sigurisht që tetë pikë mund të duken shumë, por sezoni është ende i gjatë. Nuk ka vend për relaks, por duhet ta pranojmë se diferenca me ndjekësit na jep mundësi të jemi më të qetë psikologjikisht”, ka thënë ai.

Alba ka pranuar vështirësitë në pjesën e parë.

“Ishte e dukshme se diçka nuk shkonte. Në pjesën e dytë kemi gjetur ritmin dhe lojën tonë”, tha kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"