Alarmon Alban Hoxha, në rrezik grumbullimi me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 9:11

Alarmon Alban Hoxha, në rrezik grumbullimi me Kombëtaren

Problemi në gjurin e djathtë dhe portieri Alban Hoxha kanë kohë që po rrugëtojnë së bashku te Partizani. Në periudhën e fundit kapiteni i të kuqve po e vuan shumë dëmtimin në gju, ku iu desh të mungojë edhe ndaj Luftëtarit. Hoxhës i është dashur dje të shtrëngojë dhëmbët për të mos e lënë ekipin në baltë në përballjen e rëndësishme me Laçin. Dhimbjet në gju e shoqëruan portierin ndaj Kastriotit, por ia doli.

Alban Hoxha

Edhe gjatë përgatitjeve për Laçin u ruajt, por gjatë ndeshjes së djeshme stafit iu desh që të hyjë në fushë gjatë ndeshjes dhe pas saj për të lehtësuar dhimbjet e kapitenit. Madje, pas ndeshjes portieri është shtrirë në fushë dhe ka shkuar stafi që i ka dhënë ndihmën e parë dhe Hoxha doli me gju të fashuar.

Albani Hoxha

Situata duke disi alarmante, gjë e cila mund ta privojë “gardianin” e kuq nga grumbullimi me Kombëtaren. Gjithsesi, sot Hoxha do të paraqitet te kuqezinjtë dhe do të jetë stafi mjekësor i Kombëtares që do të vendosë për portierin. Nëse shikohet se dëmtimi nuk është problematik, Hoxha do të vijojë axhendën e kuqezinjve, përndryshe ndërprerja e kampionatit do t’i shërbejë që të rikuperohet për Partizanin që në ndeshjen e radhës luan në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"