Alarmi vjen nga… mesfushorët, katër lojtarë shqetësojnë De Biazin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2016 | 11:47

Alarmi vjen nga… mesfushorët, katër lojtarë shqetësojnë De Biazin

Një repart i tërë në ajër. Xhani De Bi azi e ka pasur të pamundur të provojë gjatë minifazës në Austri mesfushorët që pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë kundër Zvicrës më 11 qershor.

memushajLojtarë me probleme fizike, të tjerë që janë ende të angazhuar me klubet në kampionatet respektive dhe titullarë që vijnë pas 37 ndeshjesh aktivizim gjatë sezonit 2015- 2016.

Vetëm në fillimin e muajit të ardhshëm trajneri i Kombëtares mund të qetësohet dhe të nisë të provojë ekipin ideal që do të debutojë në Europian.

Natyrisht, italiani duhet të lutet edhe për të mos pasur ndonjë surprizë të pakëndshme gjatë fazës përgatitore. “Jemi ende shumë larg. Duhet të bëjmë stërvitje, ndeshje miqësore dhe listën përfundimtare”, ka thënë De Biazi.

Xhaka – Më 30 prill ka qenë ndeshja e tij e fundit me Bazelin, ku dhe pësoi një tërheqje muskulore, e cila e ka lënë jashtë fushave për tri javë.

Mesfushori konfirmoi për “Panorama Sport” se është gati, por natyrisht jo në 100%. Dje iu bashkua grupit, në një kohë që vjen pas një sezoni të ngjeshur me skuadrën zvicerane, ku është aktivizuar në ndeshje për kampionat, kupë, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

Memushaj – Një tjetër lojtar i rëndësishëm i mesfushës kuqezi sot duhet të lërë Kombëtaren, për t’iu bashkuar Peskarës, në ndeshjet e “playoff”- it për ngjitjen në Serinë A. Mesfushori ndien lodhjen e një kampionati ku ka luajtur rregullisht, por është super i karikuar për të qenë gati në pjesëmarrjen historike të Kombëtares në Europian.

Kaçe – Nuk i është bashkuar ende Kombëtares për shkak të angazhimit me PAOK-un në fazën “play-off” të kampionatit grek. Të dielën duhet të jetë në fushë, ndërsa pritet t’u bashkohet kuqezinjve një ditë më pas. Ardhja me vonesë e korçarit ia ka prishur planet De Biazit.

Kukeli – Pas një sezoni ku dëmtimet sërish nuk iu ndanë, mesfushori kosovar duhet të luajë edhe finalen e Kupës së Zvicrës, e më pas t’i bashkohet Kombëtares. “Edhe Liga e Kampioneve do të përfundojë të shtunën, ndërsa ju keni një kampionat me vetëm dhjetë skuadra dhe vazhdoni të luani”, ka thënë De Biazi për futbollin zviceran.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"