Alarm te Vllaznia, 2 titullarë rrezikojnë ta mbyllin para kohe këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 14:34

Alarm te Vllaznia, 2 titullarë rrezikojnë ta mbyllin para kohe këtë sezon

Alarm te Vllaznia për dy mesfushorë tit ullarë. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin dhe Hygor Gonçalvesin, të cilët prej disa ndeshjesh mungojnë dhe me shumë mundësi e kanë mbyllur sezonin para kohe. Dëmtimet që kanë pësuar në kohë të ndryshme, kanë bërë që dy lojtarët me shumë mundësi t’i kenë thënë lamtumirë këtij sezoni futbollistik.

Vllaznia-Teuta 0-3

Më problematike ka qenë situata me Ramadanin, i cili për herë të fundit në fushë ka qenë më 9 mars në Vllaznia-Partizani 1-0. Megjithatë, shkodrani është kthyer në stërvitje dhe do të testojë edhe një herë këmbën. Ai ka pasur probleme në tendinën e majtë, gjë që e ka penguar deri tani të jetë në stërvitje.

Po ashtu, braziliani Hygor vuan nga problemet në gju dhe për momentin rikthimi i tij në fushë duket i pamundur. Mungesa e dy titullarëve në momentin më delikat të sezonit shton hallet e skuadrës së drejtuar nga Hysen Dedja. Për herë të fundit që 31- vjeçari brazilian ka qenë në fushë ishte ndeshja ndaj Bylisit për kampionat, që përfundoi 2-2 dhe ai u zëvendësua në minutën e 63-të për shkak dëmtimi. Hygor dhe Ramadani kanë qenë titullarë të padiskutueshëm me ish-trajnerin Jonuz dhe mungesa e tyre është shumë problematike.

vllaznia-3-770x470

TË RINJTË – Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, me sa duket, në këto takime të fundit të këtij sezoni kërkon që të fitojë disa lojtarë të rinj shkodranë, të cilët aktualisht janë pjesë e U-19. Në dy seancat e zhvilluara dje sipas programit, Dedja ka vënë nën urdhrat e tij edhe katër lojtarë që janë pjesë e të rinjve, pikërisht Eraldo Deden, një sulmues me shumë perspektivë, mesfushorët Rigers Xhahysa dhe Arjet Bizi, si dhe mbrojtësin e majtë, Arif Amuli.

VLLAZNIA

Të katërt kanë dalë në stërvitje me ekipin e parë dhe po testohen nga stafi teknik. Nuk është çudi që ndonjë prej tyre mund të përdoret që në ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit. Duke parë që me rritjen e ngarkesave stërvitore mund të ketë lojtarë që nuk do t’i përballojë si duhet ato, edhe stafi ka menduar që t’i ketë të gatshëm disa të rinj. Me ardhjen e Dedjes në krye të pankinës, sytë po hidhen gjithnjë e më tepër nga të rinjtë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"