Alarm te Tirana, Kobina dëmtohet në prag të sfidës me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 15:46

Alarm te Tirana, Kobina dëmtohet në prag të sfidës me Skënderbeun

Tirana merr një goditje para sfidës me Skënderbeun. Uinful Kobina lë stërvitjen i dëmtuar. Mesfushori i djathtë para fundit të stërvitjes së djeshme në një vrapim së bashku me Dokën për të kapur një top në anësore ka mbetur viktimë, ndoshta e një zgjatje këmbe më shumë. Lojtari në fillim ka qëndruar dhe kontrolluar kofshën dhe më pas është shtrirë.

tirana

Stafi mjekësor ka shkuar pranë futbollistit dhe ka kontrolluar kofshën. Pas ekzaminimeve të momentit, lojtari është marrë dhe është çuar në pankinë, por dukshëm futbollisti çalonte. Mjekët, për mënyrën se si futbollisti lëvizte, dyshojnë për një tërheqje në kofshë.

kobina

Gjithsesi, sot do të sqarohet situata e lojtarit, që nëse nuk del në stërvitje rrezikon që të mos luajë në sfidën që Tirana do të zhvillojë me Skënderbeun në Korçë. Nëse është tërheqje muskulore, lojtari rrezikon një muaj jashtë fushave të lojës, por shpresohet që afrikani të mos ketë gjë dhe të jetë gati për ndeshjen e së shtunës.

 

ZE MARIA Menjëherë pas dëmtimit ai që u alarmua më shumë ishte trajneri i Tiranës, Ze Maria. Hoze Marselo Ferreira ka thirrur Arzen Vocin, të cilit i ka kërkuar shpjegime për futbollistin dhe se si është gjendja e tij. Kjo është nga herët e vetme që trajneri shqetësohet për dëmtimet, pasi jo rrallëherë edhe në situata më të vështira ka qëndruar indiferent. Menjëherë, trajneri në vend të Kobinës aktivizoi Bedri Grecën, ndërsa sot paradite do të shihet më saktë situata me lojtarin dhe atë që mund të luajë krahun e djathtë të sulmit.

ze maria

ULËRIMAT Stërvitja e djeshme ka qenë si zakonisht e qetë në pjesën e parë të saj. Pjesa e dytë dhe e tretë ka qenë ajo më e lëvizura. Gjatë kohës që trajneri punoi taktikisht me ekipin e parë, ulërimat kanë qenë në qiell. Nuk mbeti pa u kritikuar nga Ze Maria, asnjë nga lojtarët që dje nuk ishte i qetë, kuptohet, kjo për shkak të ndeshjes me Skënderbeun. Më pas, grupi provoi kroset nga krahët dhe gjuajtjet në portë nga disa pozicione. Shënjestra e lojtarëve nuk ka qenë ajo që të linte me gojë hapur dhe kjo u pa edhe nga trajneri Ze Maria. Aktualisht, grupi është pothuajse i plotë. Gentian Muça dhe Grent Halili ishin lojtarët e vetëm që nuk u stërvitën bashkë me skuadrën. Futbollistët kanë lodhje muskulore dhe për këtë kanë bërë vrapime rreth fushës.

OLSI AVDIAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"