Alarm te Reali i Madridit, Serxho Ramosit i “kushton” ndeshja me Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 12:51

Alarm te Reali i Madridit, Serxho Ramosit i “kushton” ndeshja me Spanjën

Festivali i golave në pjesën e parë u shoqërua me dy zëvendësime të detyruara për Spanjën ndaj Gjermanisë. I pari ishte Kanales dhe i dyti kapiteni Serxho Ramos.

ramos-injury-spain-2020_b8ep3orecknz1fub6v9q0p4ab

Ky i fundit pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe alarmi u ndie menjëherë në Madrid. Mbetet për t’u parë pas analizave se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, por Reali po fillon t’i bëjë llogaritë pa kapitenin.

“Galaktikët” luajnë me Vijarealin të shtunën dhe të mërkurën kundër Interit. Për këtë ndeshje prezenca e Ramosit është e rëndësishme, në të kundërt Zinedin Zidan do ta luajë duelin e rëndësishëm në Champions me dyshen Varan-Militao, të cilët nuk ofrojnë garanci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"