FOTO/ Alarm te Partizani, Hebaj stërvitje i diferencuar para Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 17:04

FOTO/ Alarm te Partizani, Hebaj stërvitje i diferencuar para Flamurtarit

Telashe për Partizanin në prag të sfidës ndaj Flamurtarit që do të zhvillohet ditën e premte në “Selman Stërmasi”. Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është stërvitur i diferencuar gjatë seancës së sotme.

Hebaj556

20-vjeçari mësohet se ka pasur problem në kofshën e djathtë dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ditën e premte. Kjo gjë ka shqetësuar së tepërmi drejtuesit e klubit të kuq, duke qenë se alternativat në majën e sulmit janë të pakta.

hebaj partizani44

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"