Alarm te Juventusi/ U dëmtuan në sfidën me Atalantën, Kieza dhe Mekeni rrezikojnë të qendrojnë shumë kohë jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 11:50

Alarm te Juventusi/ U dëmtuan në sfidën me Atalantën, Kieza dhe Mekeni rrezikojnë të qendrojnë shumë kohë jashtë fushave

Pas humbjes 4-0 ndaj Çelsit dhe 0-1 kundër Atalantës, te Juventusi nuk mjaftojnë këto goditje sepse dëmtimi i Kiezës dhe i Mekenit janë më të rëndë nga sa ishin parashikuar.

KIEZA

Ylli italian ka lënë lojën në pushim të ndeshjes pasi pati shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së majtë ku në dukje ishte një tërheqje muskulore.

Ndërsa mesfushori amerikan u kushtëzua të linte fushën e blertë pas një goditje të marrë në gjurin e tij. Stafi bardhezi janë duke i monitoruar të dy lojtarët, por sipas mediave italiane thuhet se të dy lojtarët me shumë gjasa do të kenë një kohë shumë të gjatë riaftësimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"