Alarm te Bajerni, 7 lojtarë rrezikojnë ndeshjen ndaj Lajpcigut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 14:24

Alarm te Bajerni, 7 lojtarë rrezikojnë ndeshjen ndaj Lajpcigut

Bajerni i Mynihut do të luajë në mesjavën e ardhshme një ndeshje shumë të vështirë në Champions. Kampionët e Gjermanisë do të udhëtojnë në Barcelonë për t’u ndeshur me djemtë e Ronald Kumanit.

BAJERN 1

Dhimbjet e kokës për trajnerin Julian Nagelsman janë të mëdha pasi lista e lojtarëve të dëmtuar është e madhe.

Plot tetë lojtarë janë në dyshim për sfidën e Champions-it dhe mundësia që të gjithë këta lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme është shumë e vogël.

Pushimi për shkak të impenjimeve në kombëtare duket se ka sakatuar skuadrën bavareze që tani shpreson te një mrekulli.

Lojtarët në dyshim janë: Tomas Myler (Aduktor), Dajot Upamekani (tërheqje muskulare), Kingslei Koman (Dëmtim në pulpë), Korentin Toliso (Dëmtim në pulpë), Alfosno Dejvis (Dëmtim në gju), Mark Roka (Jashtë forme), Hernandez dhe Pavar (të sapokthyer).

Ndërkohë, një lajm i keq vjen edhe për tifozët gjerman të skuadrës kampione të cilët sipas lajmeve të fundit nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"