Alarm për portierët, Nojer mesazh Bajernit: Gjeni pasardhësin tim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:11

Alarm për portierët, Nojer mesazh Bajernit: Gjeni pasardhësin tim!

Për momentin situata në kampin e Bajernit për sa i përket numrit të portierëve është alarmante. Në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsman është vetëm Manuel Nojer dhe portieri i tretë, Fryhtël. Sven Ulraish ka një dëmtim në gju dhe do të mungojë gati 2 muaj duke lënë në emergjencë totale skuadrën kampione.

NOJER

Në rast se do t’i ndodhte diçka Nojerit, atëherë Bajerni do të luante me portierin e tretë në një pikë kyçe të sezonit. Por kapiteni Manuel Nojer ka qetësuar tifozët duke thënë se edhe në rast se do t’i vinte radha Fryhtëlit, skuadra do të mbrohej nga një portieri i madh. “Nuk duhet ta vrasim shumë mendjen për sa i përket portës. Kristiani është një portier i përgatitur dhe mund të ofrojë siguri në portë. Ulraish do të na mungojë, por mendoj që nuk jemi në një situatë kritike”, tha Nojer.

PËR NDESHJEN – “Do të jetë një duel delikat. Edhe pse Fyrth është në vendin e fundit, kjo nuk do të thotë se do të shkojmë për piknik aty. Duam tri pikët dhe për këtë duhet të djersijmë shumë”.

PËR FORMËN E MIRË – “Në aspektin personal jam duke kaluar një formë të mirë. Shpresoj të vazhdoj me këtë gjendje edhe për disa vite. Dëmtimet kanë qenë të shpeshta në sezonet e kaluara dhe më kanë penguar për të luajtur disa ndeshje të rëndësishme”.

PËR OBJEKTIVAT – “Bajerni është i detyruar për të fituar kampionatin dhe kupën, Champions-i është në letër një objektiv i rëndësishëm, por të gjithë e dimë se sa e vështirë është t’i shkosh deri në fund. Gjithsesi, i kemi të gjitha mundësitë dhe mendoj që do të provojmë gjithçka për t’u përballur me këdo”.

PËR LEVËN – “Roberti është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai ka fituar shumë në vitet e fundit me ne. Golat e tij kanë qenë jetikë për skuadrën dhe për të në aspektin profesional. Shpresoj që të mos ndalet dhe të vazhdojë të shënojë. ‘Këpuca e Artë’ është treguesi i qartë i asaj që Leva ka dhënë në fushën e lojës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"